RTSH Sport Live

Zhgënjen Chelsea, merkato faraonike nuk mjafton: 0-0 me Fulham

  • 03/02/2023
  • |
  • Angli
Zhgënjen Chelsea, merkato faraonike nuk mjafton: 0-0 me Fulham
Pavarësisht nënshkrimeve të janarit me vlerë më shumë se 300 milionë euro, blutë zhgënjejnë tifozët në derbin e Londrës

Paratë nuk sjellin lumturi dhe nuk të lënë as të fitosh ndeshje, Chelsea di diçka për të, që shpenzoi më shumë se 300 milionë euro në merkaton e janarit, por që nuk shkoi përtej barazimit 0-0 në të parën ndeshje pas blerjeve të mëdha përballë Fulhamit në derbin e Londrës.

Potter ia mundësinë e parë Enzo Fernandez me fanellën e Bluve dhe debutimin si titullar të Mudryk, duke aktivizuar më pas dy ase si Madueke dhe Sterling nga pankina, por pa marrë fitoren. Zhgënjim i madh mes tifozëve vendas që shpresonin për hapin e parë drejt rikthimit në kampionat (Chelsea me 30 pikë, në -20 nga Arsenali i vendit të parë).