RTSH Sport Live

Zidane: Do të doja që Ramos të qëndronte, por në futboll kurrë nuk i dihet

  • 08/01/2021
  • |
  • Spanjë
Zidane: Do të doja që Ramos të qëndronte, por në futboll kurrë nuk i dihet
Trajneri francez për herë të parë pranon se kapiteni i skuadrës madrilene mund të largohet

Zidane, në dyshim, është nisur për në Pamplona, i mbulluar nga bora. Real Madrid do të ndeshet në transfertë me Osasunën, një tjetër provë për tu kaluar në një sezon të mbudhur me shumë pasiguri në shtëpinë e Blancos. Trajneri francez ka ekspozuar idetë e tij në një konferencë për shtyp, të publikuara nga AS. “Shpresojmë të luajmë. Nuk jemi në gjendje të kuptojmë se çfarë mund të ndodhë. Do të nisemi në një udhëtim dhe do e përgatisim ndeshjen ashtu siç kemi bërë zakonisht”.

RAMOS – Mes rinovimeve, në dyshim është dhe ai i Sergio Ramos dhe frika është se mund të shikojmë një Ronaldo të dytë . Zidane shprehu mendimin e tij dhe për këtë rast: “Mendimi im është i njohur. Nuk dua që e ardhmja e tij të jetë larg Real Madridit, por në futboll, sigurisht, nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë. E rëndësishme është të gjesh një zgjidhje. Unë shpesh flas me lojtarët dhe shpresoj që edhe për Modridin çështja e kontratës mund të zgjidhet sa më shpejt. Ndërkohë, Ramos është akoma këtu me ne. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

NDRYSHIME – Klubi nuk duket i gatshëm, që të bëjë ndërhyrje në merkato. Zidane duhet të bëjë me ata që ka në dispozicion. “Ka kaq shumë gjëra që hyjnë në lojë. Ne jemi këtu për të fituar ndeshje dhe kaq. Nuk kam bërë shumë ndryshime kohët e fundit, por lojtarët duhet të jenë të përgatitur. E rëndësishme është që ne të kemi dëshirë të jemi të dobishëm për ekipin. Hazard gjithashtu po stërvitet, por nuk e di nëse është gati për 90 minuta. Do ta përdorim me një minutazh të kufizuar”.

BENZEMA - Real është prekur edhe nga ngjarje jashtë futbollit, siç është rasti i Benzema. Zidane tregon gjithë solidaritetin e mundshëm për lojtarin. “Unë e mbështes plotësisht atë. Jam afër tij. Ai nuk po përjeton një situatë të lehtë. E rëndësishme është ajo që shoh. Ai është mire, po izolon veten nga kjo situatë. Përqendrohet në punën e tij, gjen strehë në familjen e tij dhe në atë që dëshiron dhe çfarë i pëlqen. Është një situatë e komplikuar dhe shpresoj të zgjidhet shpejt për të gjithë. Por unë e shoh mirë, sepse ai bën atë që i pëlqen dhe dëshiron t'i bëjë njerëzit të lumtur kur është në fushë”.