RTSH Sport Live

Zidane në izolim, kontakt me një pozitiv me Covid

  • 07/01/2021
  • |
  • Spanjë
Zidane në izolim, kontakt me një pozitiv me Covid
Siç raportohet nga gazeta spanjolle As, trajneri i Real Madrid në përputhje me protokollin nuk e drejtoi trajnimin dhe po pret të dijë rezultatin e tamponit

Zinedine Zidane ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një pozitiv me Coronavirus dhe është future menjëherë në karantinë. Gazeta e Madridit, AS  konfirmon lajmin dhe shpjegon se trajneri francez i Real Madrid është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, por në përputhje me protokollin e La Ligës ai nuk e ka drejtuar stërvitjen dhe është në izolim në pritje për të ditur rezultatin e tamponit, të cilit i është nënshtruar.

Sipas LaLiga, megjithatë, edhe nëse Zidane do të ishte negativ, ai duhet të presë tri ditë para se t'i nënshtrohet një testi të ri. Menaxheri francez rrezikon të mos jetë në stol kundër Osasuna në raundin e 18-të të kampionatit spanjoll.