Pas ndeshjes 1-1 në shtëpi, Real Madrid do të duhet të bëjë një paraqitje të madhe për t'u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve. Zinedine Zidane, i cili foli në konferencë, është i vetëdijshëm për këtë: “Ne do të përballemi me një ekip shumë të mirë dhe jemi të lumtur të luajmë këtë ndeshje. E dimë se çfarë kemi bërë për të arritur në këtë pikë. Mrekulli? Ne jemi këtu për punën tone. Në futboll nuk ka mrekulli, nuk ekzistojnë. Unë thjesht di që duhet të hiqni kapelën para ekipit tonë. Kurdoherë që ka vështirësi, përgjigjet shkëlqyeshëm. Lojtarët janë më të mirët. Ne e meritojmë të jemi këtë”.
Rikuperimi i Ramos: “Nesër do të shohim nëse do të luajë. Unë nuk do ta them tani. Gjëja më e rëndësishme për ne është që ai është këtu, udhëheqësi dhe kapiteni ynë. Ne nuk do të rrezikojmë asgjë, por nëse ai është këtu është sepse ai mund të luajë".
Formacioni: "Të gjithë ata që janë këtu janë gati. Ne do të luajmë deri në vdekje, një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve nuk luhet çdo ditë. Me siguri do të ketë vuajtje”.
Gjendja e Hazard: "Është në një moment të mirë, jam i sigurt se do të na ndihmojë me cilësitë e tij”.
Rikthimi i Bale: "Është një lojtar i Tottenham. Do ta shohim në sezonin e ardhshëm".