Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Napolit, në Europa League është mbyllur në barazim 1-1. Kualifikimi do të vendoset pas një jave në Maradona. Skuadra italiane e mbajti mirë fushën në pjesën e parë dhe gjeti avantazhin në minutën e 29-të falë Zielinskit, me Ter Stegen që refuzoi goditjen e parë të polakit, por nuk mundi të bënte asgjë në tentativën e dytë. Barazimi i katalanasve erdhi në minutën e 59-të me një penallti nga Ferran Torres, prekje e topit me dorë nga Juan Jesus, konfirmuar nga VAR.
E pabesueshme ajo që ndodh në Dortmund, vendasit kanë pësuar një humbje 4-2 përballë Rangers. Gjithçka ndodh mes phjesës së parë dhe të dytë. Në fillim janë Tavernier e Morelos që firmosin një-dy në të 38’ e 41’, më pas në të 49’ mendon Lundstram për të bërë tris. Kalojnë dy minuta dhe Bellingham shkurton distancën, porn ë të 54’ autogoli I Zagadou do të thotë poker për Rangers. Borussia salva la faccia poi nel finale grazie a Guerreriro. Borussia shpëton fytyrën më pas në finale falë Guerreriros.
Fitore në transfertë për Betis Sevilla në Shën Petersburg: për spanjollët 3-2 ndaj Zenitit dhe 1/16 është një hap larg. Kualifikimi duket afër dhe për Tiraspolin, i cili mundi në shtëpi 2-0 Bragën.