RTSH Sport Live

Zorc për të ardhmen e Haaland: Me ne, për një kohë të gjatë

  • 27/11/2020
  • |
  • Gjermani
Zorc për të ardhmen e Haaland: Me ne, për një kohë të gjatë

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, ka hedhur poshtë edhe një herë zërat për një shitje të Erling Braut Haaland në dritaret e ardhshme të merkatos: “Ai rrezaton një ngarkesë të madhe pozitive. Është mirë për të gjithë ne dhe nuk mendoj se do të ngadalësojë rritjen e tij. Unë e shoh atë me ne për një kohë të gjatë”. Pastaj një batutë për momentin që po kalon skuadra. “Kam ndjesinë që tani kemi një ekuilibër më të mirë se në sezonin e kaluar: të gjithë po bëjnë detyrat e tyre në mënyrën më të mirë. Ne jemi rritur si ekip”.