RTSH Sport Live

Zvicra, 9.3 kg cokollatë Irlandës së Veriut

  • 25/11/2021
  • |
  • Futboll Bota
Zvicra, 9.3 kg cokollatë Irlandës së Veriut
Në shenjë mirënjohje për barazimin pa gola me Italinë

Bankat dhe cokollata. Nëse përmendim këti dy fjalë, me siguri menjëherë në mendje do të na vijë Zvicra, një vend me traditë të madhe në sistemin bankar por edhe lider botëror në prodhimin e cokollatave. Shheti në zemër të Europës ka siguruar për të dytën herë rresht kualifikimin në një Kupë Bote por këtë herë ka arritur të lejë një gjurmë edhe më të madhe pasi la përkohësisht jashtë Italinë, kampione Europe.

Dita e fundit e fazës eleminatore rezultoi një thriller i vërtetë nga Berna në Dublin pasi Zvicra sfidoi Bullgarinë por ishte në pritje edhe të rezultatit me Irlandës së Veriut dhe kampionëve të Europës. Ishullorët nuk bënë aspak ulje cmimi për të kaltërit duke i mbërthyer në një barazim pa gola që i erdhi për shtat skuadrës zvicerane, e cila siguroi kështu kualifikimin direkt për në Katar 2022.

Rreth 10 ditë pas arritjes së këtij objektivi, trajneri Ii Zvicrës, Murat Yakin ka menduar t’i bëjë një dhuratë të vecantë në shenjë falënderimi, Irlandës së Veriut. Federata Zvicerane ka publikuar në Twitter një video ku Yakin u dhuron irlandezo-veriorëve 9.3 kg cokollata dhe një letër ku shkruan: 93 minuta pa pësuar gol kundër kampionëve të Europës, 9.3 kg cokollata për ju”. Gjithcka transparente dhe publike, Zvicra nuk mund ta harrojë asnjëherë atë që Kombëtarja modeste e Irlandës së Veriut bëri për ta.