RTSH Sport Live

Zyrtare: Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Real Madrid

  • 01/06/2021
  • |
  • Spanjë
Zyrtare: Carlo Ancelotti, trajneri i ri i Real Madrid
Madrilenët kanë zyrtarizuar marrëveshjen me trajnerin italian: kontratë 3-vjeçare

Florentino Perez nuk është vonuar, duke i besuar gjithçka Carlo Ancelotti, trajneri që solli Ligën e Dhjetë të Kampionëve në murin e Real Madridit në 2014. Presidenti merengues dëshironte të emëronte shpejt pasardhësin e Zinedine Zidane dhe kështu veproi, duke i besuar njohjes së vjetër, i cili mundi konkurrencën e Pochettino, Raul dhe Conte. Pasi “shpëtoi” nga marrëveshja me Everton, Ancelotti ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Blancos.

Numri 1 i Realit, ndoshta ende i djegur nga përvoja e Solarit, nuk ka qenë kurrë i bindur për zgjidhjen e Raul, ende konsiderohet i papërvojë për të stërvitur në nivele të caktuara. Opsioni Conte shpejt u shua për shkak të kërkesave të larta, si ekonomike ashtu edhe teknike, të ish-trajnerit të Interit, ndërsa për Pochettino nuk kishte ndërmend të shkonte në përplasje me PSG. Për të gjitha këto arsye "lindi" mbretërimi i Ancelotti II.

Bashkë me Ancelotti-n, tek Reali do të rikthehet edhe Antonio Pintus, përgatitësi atletik, i lidhur me Conte, por që tani është i lirë për shkak të fundit të raportit mes trajnerit dhe Interit. Pintus ka punuar në Madrid nga korriku 2016 deri në qershor 2019, para se të ndiqte ish-trajnerin në aventurën e tij në Milano.