RTSH Sport Live

Zyrtare, Orges Shehi do të vazhdojë me Tiranën

  • 03/06/2023
  • |
  • Abissnet Superiore
Zyrtare, Orges Shehi do të vazhdojë me Tiranën
Klubi bardheblu ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së re me trajnerin

Orges Shehi do të vazhdojë të jetë trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka njoftuar nëpërmjet rrrjeteve sociale arritjen e një marrëveshje të re mes palëve, për të vazhduar më tej bashkëpunimin. Pas humbjes së kampionatit dhe Kupës në metrat e fundit, aventura e Shehit në pankinën bardheblu dukej e përfunduar, me mundësinë për të kaluar në stolin e Vllaznisë ose Shkëndijës së Tetovës.

Por presidenca bardheblu ka bërë lëvizjen e fundit, duke bindur trajnerin për të vazhduar bashkëpunimin, siç thuhet në njoftim,  të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione.

Njoftimi i klubit:

Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre. Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës @tefikosmani21 shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dy vjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës KF Tirana. Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.