RTSH Sport Live

Zyrtare, Pochettino  është trajneri i ri i Chelsea

  • 29/05/2023
  • |
  • Angli
Zyrtare, Pochettino  është trajneri i ri i Chelsea
Trajneri argjentinas do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsionin për një sezon tjetër, nis punën nga 1 korriku

Mauricio Pochettino do të jetë trajner i Chelsea për dy sezonet e ardhshme. Ishte klubi anglez që e njoftoi zyrtarisht, duke bërë të ditur se trajneri argjentinas do të marrë postin me të gjitha objektivat duke filluar nga 1 korriku 2023. Kontrata e nënshkruar nga Pochettino do të jetë për dy vitet e ardhshme me opsionin e klubit për një tjetër sezon.

Këto janë fjalët e para të dy drejtuesve të Chelsea, Laurence Steëart dhe Paul Ëinstanley: "Përvoja e Mauricios, standardet e përsosmërisë, cilësitë e lidershipit dhe karakteri do t'i shërbejnë mirë Klubit të Futbollit Chelsea. Ai ka punuar në nivelin më të lartë, në liga të shumta. Filozofia, qasja taktike dhe përkushtimi ndaj zhvillimit e bënë atë një kandidat të shkëlqyer. Aktualisht, dhe deri në fund të sezonit, skuadra drejtohet nga Lampard, i cili mori përsipër vendin e Potterit të shkarkuar, i cili nga ana e tij kishte marrë vendin e Tuchel.