Është zyrtare, Sergio Perez ka shpallur lamtumirën e tij me Red Bull pas 4 sezonesh. Meksikani e mbylli pas të paktën dy vitesh shumë të vështira dhe rezultateve të dobëta. Tani emri në pole position për ta zëvendësuar është ai i Liam Lawson.
Vetë Perez e ka bërë të ditur lajmin me një video të postuar në kanalet e tij sociale dhe mesazhin “Faleminderit për këto katër vite Red Bull. Ju uroj më të mirat”. Më pas ka mbërritur dhe një deklaratë dhe konfirmim pasues nga ekipi i Milton Keynes