RTSH Sport Live

Zyrtare: Thomas Strakosha transferohet tek AEK-u

  • 08/07/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Zyrtare: Thomas Strakosha transferohet tek AEK-u

Tashmë është zyrtare: Thomas Strakosha është lojtari më i ri i AEK-ut të Athinës. Ka qenë vetë klubi grek që ka njoftuar se ka firmosur me portierin shqiptar në kanalet zyrtare.

Pas një eksperience jo të mirë në Angli, Strakosha zgjedh që të vazhdojë karrierën në Greqi. Portieri ka firmosur deri në vitin 2029 me skuadrën greke.

“Unë jam shumë i lumtur që transferimi im te AEK u kompletua. Po pres me padurim që të nis stërvitjen dhe të jem në gatishmëri të trajnerit tim. Që nga sot nuk ka më fjalë, vetëm punë”, ishin fjalët e para të Strakoshës si portieri i klubit grek.