RTSH Sport Live

Zyrtare: Varan është i Mançester Junajtid!

  • 27/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Zyrtare: Varan është i Mançester Junajtid!
Klubi njofton se ka arritur një marrëveshje me Real Madrid për transferimin e mbrojtësit francez në Angli

Tani është zyrtare: Manchester United ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje për transferimin e Raphael Varane nga Real Madrid te Djajtë e Kuq. Pas javësh, në të cilat thashethemet po ndiqnin njëri-tjetrin, futbollisti francez lë kështu Blancos pas 10 vitesh dhe 260 ndeshjesh.

Kjo është deklarata e lëshuar nga United në faqen e internetit: "Manchester United është i lumtur të njoftojë se klubi ka arritur një marrëveshje me Real Madrid për transferimin e mbrojtësit ndërkombëtar francez dhe fituesit të Kupës së Botës, Raphael Varane, në varësi të kushteve mjekësore dhe pas kompletimit të kushteve të lojtarit".

Një tjetër goditje e madhe për skuadrën angleze, ndërsa për madrilenët mbetet një detyrë e vështirë: të kompozojnë repartin e mbrojtjes. Më parë Sergio Ramos e tani Raphael Varane, qendra e mbrojtjes ka nevojë për riparime. Trajnerit Anceloti do ti duhet të bëjë shpikje, gjithmonë nëse Perez nuk ndërhyn në merkato.