RTSH Sport Live

Zyrtarizohet lajmi i RTSH Sport: Mirel Josa merr drejtimin e Kukësit

  • 25/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Zyrtarizohet lajmi i RTSH Sport: Mirel Josa merr drejtimin e Kukësit
Trajneri kryeqytetas ka arritur një marrëveshje për 1 vit e gjysmë, prezantimi do të bëhet të mërkurën

Zyrtarizohet lajmi që RTSH Sport njoftoi më parë, Mirel Josa do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Kukësit. Është vetë klubi verilindor që ka zyrtarizuar afrimin e trajnerit të ri, duke theksuar se kontrata do të jetë për 1 vit e gjysmë. Ndërkohë, që prezantimi do të bëhet ditën e mërkurë. Rrahman Hallaçi, që kishte rolin e trajnerit në ndeshjet e fundit, do të jetë ndihmës i Josës si dhe trajner I U21.

Njoftim i klubit

Futboll Klub Kukësi njofton se Mirel Josa është trajneri i ri i skuadrës sonë. Tekniku kryeqytetas ka arritur sot marrëveshjen për 1 vit e gjysmë dhe menjëherë do të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa prezantimi i tij para mediave do të bëhet ditën e mërkurë.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Josa të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Rraman Hallaçi do të jetë ndihmës i tij dhe njëkohësisht do të drejtojë Kukësin U21.

Josa është një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar, duke drejtuar disa skuadra të ndryshme dhe duke fituar trofe. Klubi i Kukësit i uron suksese trajnerit Josa në krye të stolit kuksian.