RTSH Sport Live

Zyrtarizohet shorti, gati kampionati U-16 për vajza

  • 10/11/2023
  • |
  • Basketboll
Zyrtarizohet shorti, gati kampionati U-16 për vajza
12 ekipe në garë të ndara në dy grupe, starti jepet më 18 nëntor

Federata Shqiptare e Basketbollit të premten në mesditë ka zyrtarizuar shortin e kampionatit kombëtar të moshës deri në 16 vjeç për vajza. 12 skuadra, të cilat janë ndarë në dy grupe, ndërsa kampionati nis më 18 nëntor. Pas tërheqjes së goglave, drejtori i garave në Federatën Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga, tregon dhe pritshmëritë për këtë kampionat. Aq më tepër që ka patur dhe rritje të numrit të ekipeve, krahasuar kjo me sezonin e kaluar.

“Nga 9 ekipe që ishin vjet, sivjet janë bërë 12. Çdo vit shtohen që do të thotë se çdo vit merren me vajzat dhe po përqendrohet e gjithë puna për rritjen e ekipeve të vajzave", ka nënvizuar drejtori i garave në Federatën Shqiptare të Basketbollit, Elton Saliaga.

Një numër në rritje të ekipeve do të thotë që do të ketë një kombëtare më të fortë për vajza të moshës deri në 16 vjeç në garat ndërkombëtare? Saliaga thotë:

"Duke patur më shumë ekipe kemi më shumë mundësi për përzgjedhje dhe si të tilla do të kemi më shumë mundësi për ekipet kombëtare", nënvizon Saliaga

Më poshtë po ndiqni kalendarin e javës së parë në të dy grupet A dhe B, kurse kampione në fuqi për moshën deri në 16 vjeç për vajza është Tirana.

KAMPIONATI KOMBËTAR I VAJZAVE U-16

SEZONI 2023-2024

GRUPI A

  • Përmeti
  • Vlora Basket
  • AB Durrës
  • Apolonia
  • Goga Basket
  • Partizani

JAVA E PARË (18 NËNTOR 2023)

Përmeti – Partizani

Vlora Basket – Goga Basket

AB Durrës – Apolonia

GRUPI B

  • Vllaznia
  • Marsi Basket
  • Liders
  • Teuta
  • Tirana
  • Superior Basket

JAVA E PARË (18 NËNTOR 2023)

Vllaznia – Superior Basket

Marsi Basket – Tirana

Liders - Teuta