Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të premten dhe të shtunën. Egnatia – Bylis dhe Teuta – Vllaznia do të luhen ditën e premte. Në Rrogozhinë, kryesuesit e kampionatit presin Bylisin në ora 13:30, ndërsa sfida Teuta – Vllaznia do të luhet në “Niko Dovana” në ora 16:30.
Të shtunën do të luhen tre ndeshjet e tjera. Laçi pret Partizanin në shtëpi, me sfidën që është planifikuar të nisë në ora 13:30. Ndërkaq, dy takimet e tjera Dinamo City – Skënderbeu dhe Tirana – AF Elbasani janë programuar të nisin në ora 16:30.
Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.