RTSH Sport Live

“Asllan Rusi”, 16-vjeçari pësoi atak kardiak

  • 24/02/2024
  • |
  • Të tjera
“Asllan Rusi”, 16-vjeçari pësoi atak kardiak

Autoritet përkatëse kanë hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në pallatin “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar, ka pësuar atak kardiak. Në një moment të parë u rraportua se i riu kishte pësuar një goditje në kokë pas përplasjes së dhunshme në parket.

 

 

“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, thuhet në një njoftim të bërë nga Policia e Tiranës.