RTSH Sport Live

“Fun Run Tirana”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve garojnë

  • 21/10/2023
  • |
  • Evente Sportive
“Fun Run Tirana”, nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve garojnë

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve kanë vazhduar traditën duke garuar sot, një ditë para maratonës së madhe të Tiranës, në eventin e quajtur “Fun Run Tirana”.

Distanca prej 2 kilometrash impenjoi disa qindra të rinj e të reja dhe pati si fitues Florant Senamerin. Nxënësi i shkollës “Arben Broci” përshkoi bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për kohën 2 minuta e 12 sekonda.

Në ceremoninë festive të ndarjes të çmimeve ishte prezent edhe nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi, i cili u shpreh se sporti po merr një vëmendje gjithnjë e më të madhe për një jetë sa më të shëndetshme.

Tirana do të organizojë nesër për të shtatin vit “Maratonën e Tiranës” e cila mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten.