Kyle Walker rikthehet në qendër të thashethemeve: “The Sun” zbulon se mbrojtësi i Manchester City, përveç gruas së tij Annie Kilner dhe të dashurës Lauryn Goodman, ka pasur edhe një të dashur të dytë.
Marrëdhënia e fshehtë daton në periudhën 2019-2021: kur të dy u takuan në një lokal. Identiteti i gruas nuk dihet, por tabloidi flet për “një modele misterioze”.
Pas skandalit që u publikua javët e fundit, Walker u zhvendos i vetëm me qera në një apartament, që kushton thuajse 10 mijë paund në muaj në Cheshire.
Një burim i afërt me futbollistin thotë për “The Sun”: “Po hiqet maska e mashtrimit e Kyle. Por është e pabesueshme ku gjen forcën për të luajtur futboll, me gjithçka që bën jashtë fushës”.