RTSH Sport Live

 Leverkusen, Xabi Alonso: Milani është historia e futbollit, duhet ndeshja perfektë

  • 4 orë para
  • |
  • Futboll Bota
 Leverkusen, Xabi Alonso: Milani është historia e futbollit, duhet ndeshja perfektë
Trajneri spanjoll prezanton ndeshjen e Champions League: “Jam në kontakt me Morata-n, shpresoj të mos jetë dita e tij”

Në Leverkusen, Milani është në kërkim të fitores së parë në Ligën e Kampionëve dhe gjen në rrugën e tij kampionët e Gjermanisë, Bayer.

“Milani është historia e futbollit, edhe unë e kam ndjekur për një kohë të gjatë në të kaluarën”, tha trajneri i skuadrës gjermane, Xabi Alonso për Sky Sport.

“Me Sacchi, me Capellon dhe me të gjithë lojtarët e mëdhenj që kishte si dhe për historinë që më prek personalisht me finalet e Champions League në Stamboll dhe më pas në Athinë”.

“Është nder të kemi Milanin këtu në shtëpinë tonë nesër. Do të na duhet një ndeshje perfekte nga ana jonë. Do të duhet të jemi gjithmonë të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Ne nuk duam t'i lëmë ata të dominojnë lojën, janë të mirë në kundërsulme”.

“Në ndeshjen e fundit shënuan tre gola në pesë minuta... Ky është Milani me të gjithë lojtarët e tij të mëdhenj. Ata kanë shpejtësi dhe cilësi, do të jetë një ndeshje e madhe për ne, por në Champions League të gjithë kundërshtarët janë të një niveli të lartë”.