Po të mos ishte për Stefan Ortegën skuadra e Mançester Sitit mund të ishte larguar nga “Anfield Road” me më shumë gola të pësuar. Portieri gjerman ishte po aq i “mprehtë” edhe në momentin kur doli përpara gazetarëve pas ndeshjes.
“Më kishin thënë se ky qytet nuk është mes më të mirëve të Anglisë. Unë mendoj se trajneri ynë rreagoi siç duhet”, i tha Ortega, gazetarit pasi u pyet për mënyrën për rreagimin e Guardiola pas koreve të tifozëve të Liverpul (thirrën në grup “nesër në mëngjes do të shkarkohesh”).