RTSH Sport Live

“Preka fundin në Bilbao”, Mbappe zbulon momentin më të vështirë

  • 11 orë para
  • |
  • Spanjë
“Preka fundin në Bilbao”, Mbappe zbulon momentin më të vështirë
“Ishte një moment i mirë për të kuptuar se duhej të jepja maksimumin për këtë fanellë dhe të luaja me personalitet”

Periudha e adaptimit të Kylian Mbappe te Real Madrid ka përfunduar. Është kjo deklarata e Carlo Ancelotti-t për sulmuesin francez që në gjysmën e parë të sezonit me fanellën e bardhë më në fund duket se ka shtypur butonin për të ecur përpara.

Në ndeshjen e së shtunës, në fitoren 4-2 përballë Sevilla-s ai tregoi gjithë potencialin e tij. Goli i mrekullueshëm i shënuar në minutën e dhjetë, që i dha atij çmimin si lojtari i ndeshjes, është demonstrimi i fundit i kësaj, por KM9 nuk harron.

Në fakt, duke folur për Real Madrid TV, ish-lojtari i PSG-së ndjeu dëshirën për të bërë një bilanc të fillimit të sezonit, veçanërisht pasi kishte "goditur fundin" kundër Athletic Bilbaos më 4 dhjetor: "Unë mund të bëj shumë më tepër. Por për disa ndeshje kam luajtur mirë. Ndeshja e Bilbaos më bëri mirë, sepse preka fundin, humba një penallti... ishte një moment i mirë për të kuptuar se duhej të jepja maksimumin për këtë fanellë dhe të luaja me personalitet”, ka treguar Mbappé.

“Çfarë dua unë për vitin 2025? Çdo të mirë për të gjithë madridistët dhe familjet e tyre, gjëra të mira në jetën time personale sepse është gjëja më e rëndësishme... dhe si lojtar, më i mirë se në 2024, shumë tituj, shumë ndeshje si kjo me Sevilla-n, dhe të kënaqem duke luajtur për Realin”, tha 26-vjeçari.