Pas pak ditësh Nju Orlins pret finalen e 59-të të Super Bowl-it. Eventi, i cili do të ndiqet nga miliona të apasionuar, do të jetë një festival i vërtetë i sportit.
“Caesars Superdome” do të jetë impianti ku do të mbahet edhe ndeshja e madhe mes Filadelfia Eagle dhe Kansas Siti Chiefs, e cila do të jetë një “përsëritje” e Super Bowl 57.
Interesimi për të ndjekur në stadium këtë ndeshje siç pritej është tejet i madh. Zyrtarë, të cilët merren me shitjen e biletave në të tilla evente, kanë bërë me dije se ndryshe nga vitit i kaluar të pranishmit në stadium do të paguajnë më pak dollarë.
Këtë vit mesatarja e vlerës së biletave do të jetë 8076 $, plot 14% më pak krahasuar me atë të vitit të kaluar kur mesatarisht një ulëse “kushtonte” 9,365 $. Bileta më e lirë në “Caesars Superdome” kushton 5,762 $.
Bileta më e shtrenjtë pritet që të kushtojë plot 56.925 mijë $, diçka më pak se sa paguhet mesatarisht në vit (59.228 mijë $) një punëtor në SHBA.
Ekspertët e shitjeve të biletave rrëfejnë se vitin e kaluar ndikoi shumë fakti se Super Boël u mbajt në një qytet si Las Vegasi.