RTSH Sport Live

 “Tirana Cross-Country 2023”, pjesëmarrje masive

  • 26/02/2023
  • |
  • Sporte të tjera
 “Tirana Cross-Country 2023”, pjesëmarrje masive
Afro 400 konkurrues të të gjitha moshave, presidenti Anxhaku vlerëson nivelin

Çiklizmi shqiptar ka vijuar këtë fundjavë me kalendarin e tij, pjesë e të cilit është edhe disiplina e çiklokrosit. Dhe, pasi është zhvilluar të shtunën një garë masive me fëmijët e shkollave, të dielën është zhvilluar gara e madhe e çiklokrosit, apo thënë ndryshe “Tirana Kros Kauntri”. Në këtë garë morën pjesë 85 çiklistë, që konkurruan në kategoritë e Elitës dhe Nën-23-vjeçarëve, atë të veteranëve, atë të paratërinjve si dhe atë të femrave. Kjo garë, që u zhvillua në një itinerar përgjatë kodrave të Liqenit Artificial të Tiranës.

Në mbyllje të kësaj gare, për kategorinë Elitë, fitues u shpall Besmir Canaku, i ndjekur nga Orgest Noka dhe Blerim Hakrama, ndërsa për Nën-23-vjeçarët, vijën e finishit e kaloi i pari Briken Barçi, i ndjekur nga Nuri Mullalli. Ndërkaq, për veteranët, i pari në finish mbërriti Ervis Hysi, i ndjekur nga Drini Bardhi, për të rinjtë, i pari mbërritur Emil Priftaj, i ndjekur nga Ankel Limaja, ndërsa për femra e para mbërriti në finish e talentuara Nelia Kabetaj.