RTSH Sport Live

“Uragani” Gyokeres, 32 gola në 24 ndeshje për sulmuesin e Sportingut

  • 15 orë para
  • |
  • Futboll Bota
“Uragani” Gyokeres, 32 gola në 24 ndeshje për sulmuesin e Sportingut

Ai është sulmuesi i momentit, madje më shumë se Erling Haaland. Viktor Einar Gyökeres kishte shënuar  43 gola (dhe 15 asistime) në 50 ndeshje të luajtura sezonin e kaluar dhe dukej e pamundur të përsëriteshin këto shifra.

Në vend të kësaj, djaloshi i lindur në Stokholm 26 vjet më parë ka një fillim sezoni të shkëlqyer dhe aktualisht është më i miri i sulmuesve të mëdhenj në Evropë: në 24 ndeshje mes klubit dhe kombëtares ai ka shënuar tashmë 32 gola, duke dënuar praktikisht të gjithë kundërshtarët që ka hasur deri tani.

58 gola në 54 ndeshje të luajtura në vitin 2024, golashënuesi më i mirë kudo... dhe jemi vetëm në nëntor.