RTSH Sport Live

100 ditët e Tuchel: i pamposhtur dhe fitues ndaj të gjithë trajnerëve më të mirë në Europë

  • 08/05/2021
  • |
  • Futboll Bota
100 ditët e Tuchel: i pamposhtur dhe fitues ndaj të gjithë trajnerëve më të mirë në Europë
Tekniku gjerman e bëri veten të vlerësuar me rezultate të jashtëzakonshme, duke kapërcyer njëra pas tjetrës të gjitha pengesat

Thomas Tuchel pushtoi Chelsea në një kohë të shkurtër, duke arritur t’i bëjë tifozët të harrojnë një legjendë si Frank Lampard, shkarkimi i të cilit kishte befasuar dhe tronditur mjedisin e Blues. Megjithatë, tekniku gjerman e bëri veten të vlerësuar me rezultate të jashtëzakonshme, duke kapërcyer njëra pas tjetrës të gjitha pengesat që i dilnin në rrugën e tij dhe shumë kolegë të shquar.

 Londinezët, me ish-menaxherin e PSG në krye, në pak më shumë se 100 ditë mundën Liverpool-in e Klopp (1-0 në Anfield), Tottenham të Mourinho (0-1 në Tottenham Hotspur Stadium), Everton Carlo Ancelotti (2-0 në shtëpi) , Atletico e Simeone (1-0 në Wanda Metropolitano, 2-1 në Stamford Bridge), Realin e Zidane (2-0 në Londër) dhe City e Guardiola (2 -1 sot në Etihad, 1-0 në Ëembley në Kupën e FA). Tuchel është i pamposhtur kundër europianëve dhe anglezëve të mëdhenj: humbjet e vetme që ka pësuar janë kundër Porto dhe WBA.