100 vjet Flamurtar. Këtë 23 mars klubi i Flamurtarit mbush 100 vjeç. Një sërë aktivitetesh gjatë gjithë javës ndërsa gjithçka do të kulmojë të shtunën me aktivitetin në teatrin Petro Marko dhe ndeshjen e veteranëve të futbollit në stadium ditën e diel.
Aktivitete të cilat janë prezantuar edhe nga drejtori i klubit shumësportesh Klevis Kaso. Aktivitetet nisin nga e hëna në mbrëmje me takimin shumë të rëndedishëm në futboll Flamurtari-Dinamo dhe vijuar me ndeshjen e ish-basketbillistëve të Flamurtarit në pallatin e sportit, çiklizëm, ping pong e duke përfunduar tek ekspozita fotografike me kujtime ne vite ne hollin e teatrit te Vlorës.
Natyrisht vemendja është tek aktiviteti i madh i ditës së shtunë në teatrin Petro Marko dhe tek ndeshja e futbollit me ish-futbollistët e Flamurtarit ditën e diel shoqëruar gjithashtu dhe me koncertin e madh në pallatin e sportit.
“Do të organizojmë disa aktivitete sportive, për disa ditë me radhë qyteti do të pasurohet me evnte të ndryshme. Gjithçka nisi para pak ditësh me finalen e Ligës Unike”, theksoi numri një i klubit Flamurtari, Klevis Kaso.