RTSH Sport Live

150 milionë për dy lojtarë të Barcelonës, Çelsi synon të blindojë mbrojtjen

  • 5 orë para
  • |
  • Spanjë
150 milionë për dy lojtarë të Barcelonës, Çelsi synon të blindojë mbrojtjen

Çelsi ka nisur shumë mirë sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Enzo Mareska dhe aktualisht londinezët qëndrojnë në vendin e tretë në renditjen e Premier Ligës në kuotën e 22 pikëve (pas 12 javësh kampionat).

Sulmi i “bluve” është tregua në lartësinë e duhur deri në këtë pikë të sezonit, ndërsa mbrojtja lë p[ër të dëshiruar.

Drejtuesit e klubit synojnë të përforcojnë këtë repart dhe kanë piketuar dy lojtarë që janë pjesë e Barcelonës. Koundé dhe Araujo janë dy mbrojtësit që synon Çelsi për të përforcuar prapavijën.

Për të bindur Barcelonën që t'i japë OK transferimit të tyre, londinezët do të kishin gati një shumë prej 150 milionë eurosh.