RTSH Sport Live

365 ditë nga Olimpiada 2026

  • 06/02/2025
  • |
  • Sporte të tjera
365 ditë nga Olimpiada 2026
Nisin ethet e Lojërave Olimpike Dimërore në Milano Cortina

Ka nisur numërimi mbrapsht për Lojërat Olimpike Dimërore 2026, të cilat do të zhvillohen në Milano Cortina. Nga kjo e enjte mbeten edhe 365 ditë, deri në nisjen e eventit madhor të sporteve dimërore.

Të enjten e 6 shkurtit 2025, nis nurmërimi mbrapsht, kur mbetet edhe një vit deri në nisjen e Lojërave Olimpike Dimërore, Milano Cortina. Olimpiada e 25-të dimërore në histori, do të zhvillohet në 6-22 shkurt 2026, e treta kjo për Italinë, pas Cortina d'Ampezzo në 1956 dhe Torino në 2006.

Duke shmangur ndërtimet e reja, për të reduktuar ndikimin e tyre mjedisor dhe për një faturë përfundimtare shpenzimesh të vlerësuar në pesë miliardë euro, konkretisht 3.5 miliardë për infrastrukturën, e 1.5 miliardë për vetë Lojërat), larg edicioneve faraonike të Soçit (2014), Pyeongchang (2018) ose Pekinit (2022), organizatorët italianë, kanë preferuar të përdorin shumë nga objektet sportive ekzistuese, duke u munduar t’i rikonstruktojnë ato që kanë nevojë me shpenzime të reduktuara.

Këto Lojëra do të jenë të parat në histori që do të zhvillohen në dy qyteteve, dhe të paraqitura në hartë janë të ndara në shtatë zona që shtrihen nga Dolomitet në Luginën e lumit Po nëpërmjet Venetos. Ceremonia hapëse e kësaj olimpiade do të zhvillohet më 6 shkurt 2026,  në “San Siron” e famshëm.

 Edicioni i 25-të i Lojërave Olimpike Dimërore do të jetë më i balancuari gjinor në histori, me një rekord prej 47% të vendeve të ndara për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave. Në total pritet të marrin pjesë rreth 2900 sportistë nga 90 Komiteteve Olimpike Kombëtare. Në Milano Cortina 2026 do të zhvillohen 116 ngjarje sportive në 16 disiplina olimpike.

Të organizuara në 13 ambiente sportive, nga të cilat 11 janë ekzistuese ose të përkohshme. Në këto lojëra pritet rikthimi në garën olimpike të lojtarëve të hokeit, për herë të parë që nga Soçi 2014.

Andrea Varnier, shefi Ekzekutiv i Milano Cortina 2026 tregoi për të pranishmit mbi punën që është bërë: “Jemi përpjekur që ky edicion të përshtatet me territorin tonë më shumë sesa ta bëjë territorin të përshtatet te Lojrat. Pra, kjo është arsyeja pse këto Lojëra janë kaq të përhapura në 22 mijë kilometra katrorë sepse ne u përpoqëm të zgjidhnim vende ku kishim infrastrukturë ekzistuese. Por nuk është vetëm infrastruktura, është kultura, entuziazmi si dhe përvoja lokale në sportet dimërore, kështu që kjo është një zgjedhje shumë e rëndësishme”.

Numërimi mbrapsht një-vjeçar për Lojërat Olimpike Dimërore u festua në Milano të enjten me një hapje zyrtare nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, me shpërndarjen e ftesave për ceremoninë hapëse të kësaj olimpiade.

Thomas Bach, presidenti i IOC, falënderoi Italinë për entuziazmin e saj për këtë olimpiadë dhe tha se vendi ishte "gati të shkruajë kapitullin tjetër të historisë së tij të madhe olimpike" dhe bëri thirrje që sportistët më të mirë të sporteve dimërore të bashkohen në Itali në 2026. "Milano-Cortina do të jenë Lojërat e para Olimpike dhe Paraolimpike Dimërore që do të përfitojë plotësisht nga reformat e agjendës sonë olimpike nga fillimi në fund. Në këtë mënyrë, të gjithë po krijoni skenën për sportistët më të mirë të sporteve dimërore në botë në një mënyrë të shkëlqyer”.

“Italia është gati të shkruajë kapitullin tjetër të historisë së saj të madhe olimpike. Prandaj, është nderi dhe kënaqësia ime e madhe të sportistët më të mirë të botës të sporteve dimërore, që të mblidhen së bashku në Itali për të festuar. Stafeta e pishtarit do të sjellë flakën olimpike në çdo provincë italiane”.