RTSH Sport Live

Alarmi në mbrojtje vazhdon te Reali, por Camavinga është i gatshëm për Sitin

  • 09/02/2025
  • |
  • Futboll Bota
Alarmi në mbrojtje vazhdon te Reali, por Camavinga është i gatshëm për Sitin

Nuk ka kohë për të pushuar për Realin e Madridit, pas barazimit 1-1 të arritur mbrëmë në derbin ndaj Atletikos.

Sot në mëngjes, sipas Marca, “Los Blancos” kanë nisur punën në prag të ndeshjes kundër Manchester Sitit të planifikuar për të martën në mbrëmje dhe e vlefshme për ndeshjen e parë të Play-Off-it të Ligës së Kampionëve.

Nuk ka asnjë lajm të madh nga infermieria, duke qenë se katër lojtarët e padisponueshëm për derbin (Militao, Carvajal, Alaba dhe Rudiger) nuk do të jenë në dispozicion as për ndeshjen e ardhshme evropiane.

E vetmja notë pozitive për Ancelottin diktohet nga rikuperimi i plotë i Eduardo Camavinga. Pasi u rikthye në fushë në fund të derbit pas tre javësh mungesë për shkak të një dëmtimi muskulor, francezi do të mund të përdoret që në minutën e parë kundër skuadrës së Guardiolës.