RTSH Sport Live

Alban Beqiri, i suksesshëm në Kampionatin Botëror

  • 27/10/2021
  • |
  • Të tjera
Alban Beqiri, i suksesshëm në Kampionatin Botëror
Boksieri i Tiranës mundi kenianin Maina, në raundin e dytë ndaj lituanezit Banis

Kampionati Botëror i të rriturve në Boks, që është duke u zhvilluar në Beograd, ka nisur mbarë për Shqipërinë. Alban Beqiri në peshën 67-71 kilogram ka arritur të fitojë ndaj kenianit Maina, teksa të tre raundet i ka kaluar me sukses. Një ndeshje cilësore pas së cilës Beqiri ka fituar me vendim unanim të gjyqtarisë. Tanimë në raundin e dytë, më 29 tetor, Beqiri do të përballet me lituanezin Banis, i cili raundin e parë e kaluar pa kundërshtar.

Ndërkohë ditën e enjte është radha e Nelson Hysës, që në peshën +92 kilogram do të ndeshet me boksierin nga Trinidad Tabago, Pol. Dhe të premten, Indrid Laçi, kjo në peshën 86-92 kilogram do të jetë përballë fituesit të çiftit Uilliams (Angli) – Rahmov (Azerbajxhan). Dhe pritet që të tre boksierët, në një ambient të vështirë për shqiptarët në Beograd të Serbisë, të mbërrijnë në zonën e medaljeve.