RTSH Sport Live

Alcaraz triumfon në Indian Wells

  • 18/03/2024
  • |
  • Evente Sportive
Alcaraz triumfon në Indian Wells
Spanjolli mundi 2-0 në finale rusin Medvedev

Alcarazi i vërtetë është rikthyer. Carlos fiton Indian Wells Masters-1000 për vitin 2024, pasi mundi në ë finale Daniil Medvedev, pikërisht si një vit më parë. Edhe në këtë rast në dy sete, 7-6 6-1. Spanjolli mbylli me sukses një turne të shkëlqyer, duke mposhtur rivalët e drejtpërdrejtë si Jannik Sinner dhe rusin Medvedev. Një përgjigje shumë pozitive për një tenist që nuk kishte fituar një titull që nga Wimbledoni, në finalen epike kundër Novak Djokovic. Alcaraz rikthehet bindshëm pas dëmtimit dhe me meritë mori titullin e 13-të të karrierës së tij. Ky në Indian Wells është tituli i pestë Master 1000 për numrin 2 të botës. Alcaraz konfirmon veten si kampion në Kaliforni dhe rrit distancën e tij me Sinnerin që ndodhet në vendin e 3 të renditjes. Vetëm 21 vjeç, Alcaraz ka fituar dy trofe në turnetë Grand Slam dhe pesë Master 1000. Ndërkohë që për Medvedev kjo është finalja e pestë radhazi e humbur.