RTSH Sport Live

Analiza e “Calciomercato”/ Asllani s’është Çalha, “viktimë” e poltikave të pronarëve amerikanë

  • 20 orë para
  • |
  • Itali
Analiza e “Calciomercato”/ Asllani s’është Çalha, “viktimë” e poltikave të pronarëve amerikanë

Për Asllanin nuk do të jenë ditë të lehta pasi lojtarët lexojnë lajmet që u përkasin, informohen mbi notat që kanë marrë për paraqitjet e tyre pasi kështu perceptojnë më mirë realitetin mbi një situatë që u intereson.

Nuk e dimë nëse kjo vlen për mesfushorin shqiptar, por edhe nëse do të bënte diçka të tillë qoftë edhe për pak sekonda do të kuptonte se për atë, Milano nuk është më ambienti i duhur.

Nëse pas derbit të Superkupës ai do të mburrej me ndonjë mbështetës, i cili i justifikonte hapat fals, tani gjërat kanë ndryshuar shumë pasi shumica e zikaltërve i janë vënë kundër. Kjo situatë është e ndërlikuar për të gjithë tifozët e Interit pasi tani e kanë kuptuar se në skuadrën e tyre i vetmi që luan topin është Hakan Çalhanoglu ndërsa të tjerët ose janë kopje të tij të shëmtuara ose janë thejsht eksperiemnte.  

Në këto tri vite është kuptuar se për Simone Inzagin mesfushori shqiptar është njëri prej alternativave të para. Sa herë që trajneri ka mbrojtur ekzemplarin e rrallë Çalhanoglu nga “gjahtarët”... minutat e shumta në fushë, ai ka aktivizuar Asllanin. Ky është një gabim i madh pasi trajneri e konsideron këtë si një zëvendësim “kokë më kokë”.

Themi kështu pasi Asllani kur aktivizohet përpara mbrojtjes ka treguar se nuk ka personalitetin e duhur për të kryer këtë rol. Shumë pak e kanë kuptuar se loja e Çalhanoglut është edhe më e vlefshme për leximin që i bën takimit në momentin kur Interi s’ka topin në kontroll. Turku ka një aftësi të madhe... ai nuk prek topin 300 herë në një ndeshje, por di se kur është momenti për të lëvizur duke parashikuar se çfarë hapësirash duhet që të mbulojë në fushë.

Interi do të zgjidhte këtë problem në dy mënyra. Ose të blinte një mesfushor, i cili kur të futej në fushë të ndihmonte ekipin që të luante me një skemë tjetër ose të afrojë një mesfushor të ngjashëm me karakteristikat e Çalhanoglut.

Në këtë pikë Interi duhet që të ketë kujdes të mos bëjë të njëjtin gabim. Nëse do të afrojë një mesfushor duhet të mendohet mirë të mos afrojë një të ri siç bëri me Asllanin, i cili është aktivizuar shumë pak.

Politikat e pronarëve amerikanë të Interit e kanë bërë të qartë se preferojnë që të investojnë te lojtarët e ri në moshë, por tani duhet që të merren parasysh nevojat e ekipit. Nëse Reali ka nevojë për Modriç edhe Interi ka nevojë për një lojtar që të kryej atë rol.

Në të kundërt Interi duhet të gjejë kurajën që të shesë Çalhanoglun dhe të blej një mesfushor të ri, por nuk duhet që të afrojë pranë turkut një mesfushor të talentuar për të mos i dhënë më pas hapësirat e duhura. Nëse do të vepronte kështu do të shkatërronte një tjetër lojtar siç bëri me Asllanin.