RTSH Sport Live

Ançeloti ka lajmëruar drejtuesit e klubit se qëndron deri në fund të këtij sezoni

  • 16 orë para
  • |
  • Spanjë
Ançeloti ka lajmëruar drejtuesit e klubit se qëndron deri në fund të këtij sezoni

Sipas “Onda Cero”, Karlo Ançeloti nuk do të jetë më trajner i Realit të Madridit pas përfundimit të këtij sezoni. Mësohet se italiani ka marrë vendimin e tij për të ndryshuar ambient dhe se në fund të këtij sezoni do të largohet nga posti që mban në klubin iberik.

Ançeloti ka drejtuar Realin në gjashtë sezone dhe ka një kontratë me klubin deri në 2026-ën. Ai u ka komunikuar vendimin e tij drejtuesve dhe mësohet se ky vendim nuk do të ndryshojë edhe nëse në fund të këtij viti futbollistik Reali do të triumfojë në Champions, La Liga apo Kupën e Botës për klube.