Në një intervistë për “France Football”, Karlo Ançeloti nuk është kursyer duke u dhënë përgjigje disa pyetjeve me mjaft interes për publikun. Trajneri italian i pyetur se kur ka gabuar në karrirën e tij, përgjigjet në mënyrë krejt origjinale.
“Është e pamundur të marrësh vetëm vendime të mira në tridhjetë vjet karrierë. Për shembull, kam kaluar një kohë të keqe këtu në Madrid, pas vitit të parë. Isha shumë pranë vazhdimit të kontratës, klubi donte të më mbante, por unë ushtrova shumë presion mbi pagën time dhe ata frenuan negociatat. Ky ishte një gabim nga ana ime”, rrëfen Ançeloti, i cili po ndërton një cikël të dytë në Bernabeu pas atij të para disa viteve (2013-2015).