RTSH Sport Live

Ancelotti, gati për të stërvitur Mbappe: Do t'i gjejmë një vend...

  • 21/07/2024
  • |
  • Spanjë
Ancelotti, gati për të stërvitur Mbappe: Do t'i gjejmë një vend...
“Nuk e di se kur do të ndalem. Kur Reali të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj”

Carlo Ancelotti, i ftuar në “Giffoni Film Festival” ka dhënë disa deklarata për sezonin e ardhshëm me Real Madridin, për Kylian Mbappé dhe për të ardhmen. Pikërisht për këtë çështje të fundit ai deklaroi: “Nuk e di se kur do të ndalem; kur Reali të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Unë jam ngurrues ndaj kombëtareve, preferoj çdo ditë punë".

Për marrëdhënien e tij me Real Madridin: "Real është familje. Bellingham ishte një surprizë, por meritat i shkojnë gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shton stërvitjet, por është gjenetika që e bën kampionin".

Për stolat e tij me më pak fat, Juventus dhe Napoli: “Ishin eksperienca, jo dështime”.

Për Kampionatin Evropian: "Spanja e meritonte fitoren, kishte më shumë talent. Ishte një kampionat evropian me pak intensitet, lojtarët më cilësorë erdhën të lodhur".

Për Mbappe: “Do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend...” tha ai me shaka.