RTSH Sport Live

Ancelotti rrezikon: Vinicius titullar, pavarësisht gjendjes shëndetësore

  • 01/06/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Ancelotti rrezikon: Vinicius titullar, pavarësisht gjendjes shëndetësore
Ylli brazilian i Realit ka pasur temperaturë të enjten dhe të premten

Numërimi mbrapsht për finalen e Champions League po i vjen fundi. Në orën 21:00, një nga Real Madrid dhe Borussia Dortmund do të ngjitet në çatinë e Evropës. Nga njëra anë merengët që kërkojnë Kupën e 15-të në histori, nga ana tjetër gjermanët verdhezi që duan të hakmerren pas finales së humbur sërish në Ëembley por kundër Bayern.

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e tensionit të lartë në Londër, një zgjedhje nga Carlo Ancelotti ishte shumë mbresëlënëse: Vinicius Junior fillon që nga minuta e parë. Një surprizë jo për emrat, por për formën fizike: sipas asaj që zbulohet nga mediat, ylli brazilian i Realit ka pasur temperaturë të enjten dhe të premten. Lojtari bëri të pamundurën për t'u rikuperuar në kohë për finalen dhe ilaçet që mori patën efekt.

Sot është zgjuar më mirë, është koha për të hyrë në fushën e Wembley si titullar, me fanellën e zakonshme me numrin 7 mbi supe, me synimin për të ngritur në qiell kupën e tij të dytë evropiane vetëm në moshën 23-vjeçare. Një vitrinë vezulluese, sepse në rast fitoreje me siguri do të rriteshin shanset për të fituar Topin e Artë të radhës.