RTSH Sport Live

Anglia, gjysmëfinalistja e tretë e Europianit

  • 22/06/2022
  • |
  • Futboll Bota
Anglia, gjysmëfinalistja e tretë e Europianit
Mundin Serbinë 4-0 dhe kryesojnë grupin B, Izraeli trondit Austrinë, 4-2

Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç, teksa i bashkohet Francës dhe Italisë. Gjithçka po ndodh në Sllovaki, ndërsa kampionati i moshës deri 19 vjeç është duke ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Anglezët kanë bërë poker golash ndaj Serbisë, ndërsa e kanë zgjidhur ndeshjen që në pjesën e parë. Ka mjaftuar dy golëshi i Skarlet në të 5’ dhe në të 40’ për të vendosur qetësinë tek “tre luanët”.

Ndërkohë në pjesën e dytë ka shënuar Çukvuemeka në të 68’ dhe Jabison në minutën e parë shtesë. 6 pikë për Anglinë me golaverazhin 6-0.

E teksa Austria tashmë ka dalë jashtë lojës me 0 pikë në dy ndeshje, Izraeli, që ka fituar 4-2 me Austrinë, me 4 pikë shpreson të jetë në gjysmëfinale. Kasus Abed ka shënuar në të 5’. Jasiç ka barazuar për momentin në të 24’, por Lugasi  në të 29’ i ka dhënë avantazhin Izraelin. Në pjesën e dytë izraelitët kanë shënuar dy gola për dy minuta me Madmon dhe Glouk.

E goli i Demir ka vlejtur për statistikë. Ndeshjet e fundit, që do të luhen të shtunën, Angli – Izrael dhe Austri – Serbi vlejnë për vendin e dytë në grupin B, që luhet mes izraelitëve dhe serbëve. Pra gjithçka për t’u shijuar vetëm në ekranin e RTSH Sport.