Futbolli anglez mban zi për Kevin Campbell, ish-yllin e Arsenal, Everton dhe Nottingham, i cili vdiq në moshën 54-vjeçare. Pas njoftimit të Millëall për vdekjen e portierit Sarkic, dhimbja është rikthyer edhe për ish-sulmuesin që ndërroi jetë për shkak të përkeqësimit të një sëmundjeje të zbuluar së fundmi.
Campbell ishte shtruar në spital për disa javë për shkak të sëmundjes. Arsenali e kujton lojtarin: "Të shkatërruar kur mësuam për vdekjen e të dashurit tonë, Kevin Campbell, një tifoz dhe lojtar i Arsenalit që kur ishte 15 vjeç".
Lajmi për vdekjen e 54-vjeçarit i ka shokuar të gjithë. Dhe bota e futbollit është bashkuar me familjen e Campbell për humbjen e parakohshme.