Janë luajtur tri ndeshje të javës së 18-të Kategorisë së Parë, ku sigurisht që nuk kanë munguar surprizat. Bie në sy fitorja e Tomorit, 2-1 përballë Apolonisë, e arritur në frymën e fundit. Tri pikë të rëndësishme për skuadrën beratase, që kërkon ti largohet fundit të tabelës. Një ndalesë e papritur për skuadrën fierake.
Fitore e rëndësishme e Lushnjës, 2-1 në transfertë me Luzin. Për lushnjarët tashmë nuk është një ëndërr një vend në gjashtëshen e parë, kur vendi i 6-të është vetëm 4 pikë larg. E megjithatë, skuadra e vendit të gjashtë, Korabi ka arritur të marrë një fitore 3-2 përballë Kastriotit duke ruajtur kështu hapin e rivalëve.