RTSH Sport Live

Araujo qëndron te Barcelona

  • 3 orë para
  • |
  • Spanjë
Araujo qëndron te Barcelona
Mbrojtësi ishte në bisedime me Juventusin, italianët në kërkim të alternativave të tjera

Mbrojtësi uruguajan Ronald Araujo ka vendosur të qëndrojë te Barcelona, pas bisedimeve me drejtorin sportiv Deco. Ai ishte lojtari i preferuar i Juventusit për merkaton e janarit, por tani italianët kthejnë sytë nga Da Silva i Benfikës dhe Hanko i Fejenordit.

Ronald Araujo ka vendosur të qëndrojë te Barcelona, i bindur pas një bisede të gjatë me drejtorin sportiv Deco. Portugezi e ka bindur lojtarin për rëndësinë e tij në projektin teknik të skuadrës dhe mbrojtësi tashmë është i hapur edhe për rinovim të kontratës që skadon më 30 qershor 2026. Deri në bisedën me Decon, uruguajani prirej për largim nga Barcelona drejt Juventusit, që ishte i gatshëm të paguante deri në 50 milion euro për ta marrë nga klubi katalanas.

Araujo ka qenë një nga shtyllat e mbrojtjes blaugrana, por dëmtimi i gjatë e la jashtë loje dhe e kaloi në plan të dytë, të paktën deri në finalen e Superkupës, fituar 5-2 kundër Real Madrid. Në finale, Araujo hyri në minutën e 28-të, për të zëvendësuar Inigo Martinez, dhe mori menjëherë shiritin e kapitenit nga Raphina, duke u prezantuar më pas edhe solid në lojën e tij.

Vendimi i uruguajanit për të qëndruar në Barcelonë ndryshojnë planet e Juventusit, që tani kthen sytë nga Antonio Silva i Benfikës dhe David Hancko i Feyenoordit.

Ndërkohë, në pritje të një alternative të mirë për mbrojtjen, Juventus është pranë mbylljes së marrëveshjes për Randal Kolo Muani për sulmin. Francezi do të bashkohet me bardhezinjtë i huazuar nga Paris SG, ku ka zhgënjyer pas një viti të mirë te Eintracht Frankfurt.