RTSH Sport Live

Arbitri i Shqipëri-Ishujt Faroe, UEFA cakton një “debutues”

  • 20/11/2023
  • |
  • Kombëtarja
Arbitri i Shqipëri-Ishujt Faroe, UEFA cakton një “debutues”

Sven Jablonski do të jetë kryesori i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”. Ekipi i Silvinjos kërkon fitoren dhe të mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këto kualifikuese.

UEFA i ka besuar këtë sfidë, gjyqtarit të Bundesligës. 33-vjeçari gjerman do të debutojë pikërisht në ndeshjen e Shqipërisë, pasi kurrë më parë nuk ka gjykuar një ndeshje kombëtaresh.

Asistentët e Jablonskit do të jenë Lase Koslocski dhe Eduard Beitinger. Ndërsa në var do të jetë Bastian Danker së bashku me asistentin e tij, Benjamin Brand. 

Këtë sezon Sven Jablonski ka arbitruar në 13 ndeshje dhe ka “zvredhur” 49 lojtarë. Ai ka larguar nga fusha me karton të kuq një lojtar.