RTSH Sport Live

Armando Sadiku, kampion në Indi

  • 15/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Armando Sadiku, kampion në Indi
Sulmuesi kuqezi ka siguruar trofeun me skuadrën e tij Mohun Bagan falë fitores 2-1 me Mumbai City

Armando Sadiku dhe skuadra e tij, Mohun Bagan kanë siguruar titullin kampion në Indi, kjo falë triumfit 2-1 përballë rivalit direkt, Mumbai City.

Në fakt, për këtë të fundit mjaftonte dhe një barazim për të siguruar trofeun, por skuadra me të cilën aktivizohet sulmuesi shqiptar ka arritur të marrë maksimumin, tri pikët, dhe të befasojë kundërshtarin duke i rrëmbyer titullin nga duart.

Për Sadikun ky ishte titulli i parë kampion, pasi e mbylli sezonin me 8 gola të shënuar dhe një asist.