RTSH Sport Live

Arnautovic vendimtar, Inzaghi mund Simeonen

  • 20/02/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Arnautovic vendimtar, Inzaghi mund Simeonen
Një gol i austriakut në minutën e 79-të i dha suksesin 1-0 skuadrës zikaltër në “San Siro”.

Interi mund 1-0 Atletico Madridin në ndeshjen e parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve, duke marrë një avantazh të vogël sa i përket kualifikimit. Në “San Siro”, zikaltërit krijuan disa raste shënimi me Thuram dhe Martinez në pjesën e parë, por pas dëmtimit të francezit, i takoi Arnautovic të firmoste avantazhin e skuadrës së Inzaghit. Pas disa gabimeve të bujshme, austriaku doli në skenë duke shënuar golin vendimtar 1-0 në minutën e 79-të pas një pritjeje të Oblak ndaj Martinez.

Interi ka fituar nëntë ndeshje radhazi në të gjitha garat për herë të parë me Simone Inzaghi si trajner, hera e fundit që e bënë këtë daton në periudhën midis shkurtit dhe prillit 2021 me Antonio Conte.

Është skuadra që ka mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon në pesë ligat më të mira evropiane në të gjitha garat (21).

Interi (4 fitore, 3 barazime në 2023/24) mbeti i pamposhtur në të shtatë ndeshjet e para në një sezon të vetëm të Ligës së Kampionëve, për herë të dytë, pas 2004/05.

Atlético Madrid paraqiti formacionin e tij fillestar me moshën mesatare më të lartë në një ndeshje në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve: 29 vjeç e 269 ditë.

Me 35 vjeç e 39 ditë, Axel Ëitsel është lojtari “më i vjetër” që ka nisur si titullar një ndeshje për Atlético Madrid në fazën eliminatore të Champions League.