RTSH Sport Live

Arsenali i rikthehet suksesit, mposht Tottenhamin në derbin e Londrës

  • 15/09/2024
  • |
  • Angli
Arsenali i rikthehet suksesit, mposht Tottenhamin në derbin e Londrës
Topçinjtë triumfojnë 1-0 falë goditjes së Gabriel dhe kthehen në -2 pas Manchester Cityt.

Arsenali është rikthyer te suksesi, duke fituar 1-0 në derbin e Londrës veriore ndaj Tottenhamit në javën e katërt të Premier League. Pas një pjese të parë jashtëzakonisht intensive, por mjaft të bllokuar, Topçinjtë zhbllokuan sfidën në minutën e 64-ët me goditjen me kokë të Gabriel.

Topçinjtë mbrojtën deri në fund dhe u shpërblyen me tri pikë. Me këtë sukses, Arsenali ngjitet në 10 pikë në renditje, -2 prapa liderit Manchester City. Tottenham, nga ana tjetër, është ende i ngadaltë, i mbërthyer në 4 pikë.