Ndeshja mes Arsenal dhe Mançester Sitit përfundoi me shifrat e thella 5-1, por polemikat nuk kanë të mbaruar. I riu i talentuar i Arsenal, Majls Ljuis-Skelli festoi golin siç bën Erlind Haland, ndërsa ky i fundit u “shënjestrua” edhe nga Gabriel. Mbrojtësi brazilian në fund të ndeshjes iu afrua duke festuar përballë tij.
Sjellja e lojtarëve të klubit londinez ka tërbuar babain e Erlin Haland. “Kjo skuadër, e cila fiton gjithçka. Hmmmm, jo!”, ishte ironia e bërë nga Alfi Haland në profilin e tij në “X” ku evidentoi mungesën e titujve të mëdhenj të Arsenal në dekadën e fundit.