Siç ndodh shpesh, pushimi për ekipet kombëtare lë pas dëmtime që më pas duhet të përballojnë klubet. Një nga ‘viktimat’ e ditëve të fundit është Bukayo Saka, i cili pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve që Anglia humbi 2-1 ndaj Greqisë.
Siç konfirmohet nga Federata Angleze, anësori sulmues është larguar me efekt të menjëhershëm nga kampi i kombëtares për t'u rikthyer tek Arsenal.
Shkalla e dëmtimit të Sakës është ende e paqartë. Nuk ka gjasa që ai të mund të rikthehet për ndeshjen e parë pas pushimit, të planifikuar për të shtunën më 19 tetor kundër Bournemouth dhe e vlefshme për ndeshjen e 8-të të Premier League.