RTSH Sport Live

Arsenali në çerekfinale, kalon edhe Aston Villa

  • 7 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Arsenali në çerekfinale, kalon edhe Aston Villa
Barazimi 2-2 për Gunners me PSV, fitore 3-0 për formacionin e Emery ndaj Bruges

Në ndeshjen e dytë të 16-shes së Ligës së Kampionëve, Arsenali, pas 7-1 në ndeshjen e parë, kaloi me një barazim 2-2 në ndeshjen e kthimit në Emirates kundër PSV-së.

Topçinjtë zhbllokuan sfidën pas gjashtë minutash, me gjuajtjen e bukur të Zinchenkos. Holandezët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë në minutën e 18-të me Perisic. Rice riktheu edhe njëherë në avantazh të besuarit e Artetës në minutën e 37-të, por në minutën e 70-të me anë të Driouech. Arsenali shkon në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 9-3, PSV eliminohet.

Gjithçka ishte e lehtë edhe për skuadrën tjetër angleze: Aston Villa mundi Bruges 3-0 (pas 3-1 në Belgjikë) dhe gjen PSG-në në çerekfinale.