RTSH Sport Live

Arsenali nuk gabon, shkon sërish në +4 diferenca me Manchester City

  • 04/05/2024
  • |
  • Angli
Arsenali nuk gabon, shkon sërish në +4 diferenca me Manchester City

As Bournemouthi i Iraolës nuk i ndal dot ëndrrat e Arsenalit. Skuadra e Artetës mundi 3-0 në “Emirates” një nga skuadrat më të mira në Premier League dhe vazhdon të besojë tek titulli kampion.

Saka shënoi (nga pika e penalltisë) në fund të pjesës së parë, ndërsa Trossard dhe Rice vulosën fitoren e vendasve në pjesën e dytë.

Falë këtij suksesi, “topçinjtë” janë rikthyer në +4 ndaj Manchester Cityt, i cili megjithatë ka dy ndeshje më pak dhe do të jetë në shtëpi kundër Wolverhampton sot pasdite.