RTSH Sport Live

Asist e gol i anuluar, Manaj s’eviton humbjen e turpëruese të Sivasporit përballë Gallatës

  • 05/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Asist e gol i anuluar, Manaj s’eviton humbjen e turpëruese të Sivasporit përballë Gallatës

Rey Manaj ka qenë një dritë në errësirën totale të Sivasporit në transfertën e vështirë të Gallatasarajit. Në javën e 35-të të Superligës turke, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dha asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen e thellë 6-1. Shqiptarit iu anulua një gol në minutën e 70-të, kur vendësit po udhëhiqnin 4-1.